Sporti

Rafa Leao: Dua një sfidë të re jashtë Serie A, po ndjek Premier League dhe La Liga

06/05/2026 16:50
nga:Mergim Rreci

Rafael Leao ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga AC Milan gjatë afatit kalimtar veror, duke pranuar se është i interesuar për një sfidë të re jashtë Serie A.

Në një intervistë për SportTV, sulmuesi portugez deklaroi:

“Dua një sfidë të re jashtë Serie A. E ndjek Premier League me shumë interes. Nëse më jepet mundësia të luaj atje ose në La Liga, do të jem shumë i lumtur sepse mendoj se talenti im do të vlerësohet dhe do të zhvillohet në mënyrën më të mirë.”

Ai foli edhe për sezonin e kaluar, duke sugjeruar se rrethanat taktike dhe fizike ndikuan në paraqitjet e tij: “Për shkak të mënyrës se si funksionoi skuadra gjatë sezonit dhe mënyrës se si luajtëm, nuk mendoj se u vura në pozicionin që më lejonte të bëja diferencën.”

/GazetaBlic Sport/