Lajme

9-shi i LDK-së, Statovci: Prishtina që i duartroket bashkimit – Republika ka nevojë për duar të sigurta

06/05/2026 16:01
nga:Sh R

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Statovci, e cila në këto zgjedhje garon me numrin 9, ka ndarë pamje nga tubimi i djeshëm me qytetarë në shkollën ‘Ismail Qemaili’ në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Statovci thotë se Prishtina i duartroket bashkimit sepse Republika ka nevojë për duar të sigurta.

Postimi i plotë:

Në shkollën “Ismail Qemali”, për ëndrrën dardane, për Kosovën e bashkuar.

Prishtina që i duartroket bashkimit. Sepse Republika ka nevojë për duar të sigurta.

Është lidhje e përhershme, sepse i ka themelet në liri, pavarësi e shtetndërtim.

Jeta Statovci 9️⃣✅