Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 20, Shkëmb Manaj, së bashku me bashkëpartiakë kanë mbajtur takim me qytetarët e Zllakuqanit në Klinë.
Manaj tha se mbështetja dhe angazhimi i tyre për Lidhjen Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë i palëkundur.
“Istogu dhe Klina jo vetëm që janë komuna fqinje, por kanë lidhje miqësie, histori të përbashkëta, bashkëpunim reciprok si dhe vizion për zhvillimin e dy komunave tona dhe për shtetin e Kosovës! Në kuadër të këtij bashkëpunimi patëm një takim të përzemert me qytetarët e Zllakuqanit në Klinë, aty ku LDK ka histori dhe vizion për të ardhmen e Republikës tonë” shkruan Manaj raporton “Gazeta Blic”.
‘Falemnderit Ndrec J. Zefaj për organizimin e këtij takimi! Falemnderit Zllakuqanit dhe fshatrave përrreth për mbështetjen e madhe’ përfundon shkrimin Manaj.
Postimi i plotë:


