Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar në lidhje me tubimin përmbyllës të fushatës.
Në njoftim thuhet ‘po mblidhemi në kryeqytet për ta dhënë mesazhin tonë të përbashkët: Kosova ka nevojë për institucione stabile, zhvillim ekonomik dhe një drejtim të qartë euroatlantik’
“Pas takimeve me qytetarë në çdo vend të Kosovës me javë të tëra, po mblidhemi në kryeqytet për ta dhënë mesazhin tonë të përbashkët: Kosova ka nevojë për institucione stabile, zhvillim ekonomik dhe një drejtim të qartë euroatlantik” thuhet në njoftimin e LDK-së raporton “Gazeta Blic”.
“Sot, më 5 qershor, në ora 20:00, në Sheshin Skënderbeu, bashkohemi për ta përmbyllur këtë fushatë me besim, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen” përfundon njoftimi i LDK-së.
Njoftimi i plotë:


