Lajme

Haradinaj: Suhareka, model i qeverisjes së mirë – këtë standard do ta shtrijmë në gjithë Kosovën me listën 128 dhe me Ardian Gjinin kryeministër

06/04/2026 19:36
nga:G B

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar Suharekën si shembull të qeverisjes së mirë dhe model që, sipas tij, duhet të shtrihet në gjithë vendin.

“Suharekë, kampione e qeverisjes së mirë. Koha që modelin shembullor të qeverisjes së Suharekës ta shtrijmë në gjithë Kosovën, për ndryshimin që i duhet vendit,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai theksoi se ky model duhet të shërbejë si bazë për transformimin e qeverisjes lokale dhe qendrore në Kosovë, duke e lidhur drejtpërdrejt me programin politik të Aleancës.

“Së bashku për listën 128, dhe për Ardian Gjinin kryeministër,” shtoi ai.

Haradinaj ritheksoi mobilizimin e strukturave të Aleancës për zgjedhjet e ardhshme, duke e paraqitur listën 128 si platformë të ndryshimit dhe vazhdimësi të qeverisjes së mirë në nivel vendi.