Sporti

‘Dardanet’ mbyllin përgatitjet, gati për ndeshjen e nesërme ndaj Kroacisë

06/04/2026 19:35
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme ndaj Kroacisë, e cila do të luhet nga ora 19:00.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, skuadra është fokusuar në detajet e fundit taktike dhe në përgatitjen optimale për sfidën e rëndësishme që i pret, transmeton GazetaBlic Sport.

Atmosfera në kampin e “Dardaneve” paraqitet pozitive, me motivim të lartë dhe përqendrim maksimal, ndërsa ekipi është i vendosur të japë maksimumin në fushë dhe të përfaqësojë me dinjitet ngjyrat e Kosovës në këtë përballje shumë të rëndësishme.

/GazetaBlic Sport/