Benfica ka konfirmuar zyrtarisht se Real Madrid i ka njoftuar drejtuesit e klubit portugez për vendimin e tyre për të paguar klauzolën e lirimit prej 15 milionë eurosh të trajnerit Jose Mourinho.
Sipas njoftimit të bërë publik nga klubi i Lisbonës, gjiganti spanjoll ka ndërmarrë hapat formalë për të siguruar rikthimin e teknikut portugez në “Santiago Bernabéu”, duke i hapur rrugën një kapitulli të ri në karrierën e tij.
Mourinho, i cili ka qenë në krye të Benficës në edicionin e fundit, shihet si zgjidhja ideale për problemet e brendshme tek Real Madrid.
Me autoritetin e tij, trajneri portugez do të synojë rikthimin e një klime të duhur sportive dhe rikthimin poashtu të trofeve në Madrid.
/GazetaBlic Sport/


