I ftuari i radhës në ‘Blic Zgjedhor’ është kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 87 nga Obiliqi, Gazmend Krasniqi.
Krasniqi falenderoi qytetarët që e kanë votuar në zgjedhjet e dhjetorit, duke besuar fuqishëm se kësaj radhe do të arrij t’a marrë postin e deputetit.
“Në zgjedhjet e 28 dhjetorit isha kandidat për deputet, nuk arrita të kaloj. Përkundër që nuk arrita të kaloj jam shumë i kënaqur dhe falenderues ndaj votuesve që më kanë përkrahur. Ka qenë edhe një pjesë që nuk më kanë njohur që jam kandidat për deputet, nuk kam arritur për t’iu treguar të gjithëve që jam kandidat për deputet. Këtë herë besoj fuqishëm që do e kaloj këtë sfidë” deklaroi Krasniqi.
Kandidati për deputet nga LVV-ja, Gazmend Krasniqi, dhe Lëvizja Vetëvendosje do t’a kalojë 60 % në këto zgjedhje dhe se nuk do të ketë më bllokada.
“Besoj fuqishëm që do e kalojmë 60% pasi që populi e ka pa dhe është lodh duke shkuar në zgjedhje të njëpasnjëshme, nëpër bllokada të një pasnjëshme që i bëjnë partitë opozitare. Andaj këtë herë si edhe herave të tjera, siç kemi patur rritje, do të kemi edhe rritje edhe në këto zgjedhjet e fundit. 60% do t’a kalojmë, nuk do të ketë më bllokada brenda parlamentit të Kosovës. Institucionet do të jenë stabile, Kuvendi do të zgjedhet, Qeveria do të zgjedhet po ashtu edhe Presidenti do të zgjidhet. Nuk do të ketë bllokada të mëtutjeshme pasi që populli i Kosovës është lodhur nga këto bllokada” deklaroi Krasniqi në ‘Blic Zgjedhor’ raporton “Gazeta Blic”.
Intervista e plotë:


