Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka arritur në Mal të Zi ku nesër do të jetë pjesë e samitit BE-Ballkan Perëndimor.
Shefi i shtetit francez është pritur në aeroport nga kryeministri malazez Jakov Milatoviq.
“Në Mal të Zi për të hapur një kapitull të ri miqësie dhe një të ardhmeje evropiane. Franca do të jetë atje, besnike ndaj miqve të saj dhe Evropës”, shkruan Macron në Facebook.
Nga ana tjetër, kryeministri i Malit të Zi, Jakov Milatoviq e ka vlerësuar si tejet të rëndësishme vizitën.
“Kjo është një vizitë me rëndësi të madhe politike dhe simbolike dhe përfaqëson një konfirmim të miqësisë midis Malit të Zi dhe Francës, por edhe mbështetje për rrugën evropiane të vendit tonë.”-shkroi ai në X


