Kandidati i LDK-së me numër 72, Naim Behlulaj, ka bërë të ditur se së bashku me anëtarët e Forumit Rinor dhe vullnetarët e partisë po vazhdojnë shpërndarjen e programit zgjedhor nëpër lagje dhe tek qytetarët, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar se mbështetja e qytetarëve përbën motivim të rëndësishëm për vazhdimin e angazhimit të tyre në terren, duke falënderuar njëkohësisht për besimin dhe përkrahjen e dhënë.
Postimi i plotë:
Së bashku me anëtarët e Forumit Rinor dhe vullnetarët e LDK-së, po vazhdojmë shpërndarjen e programit të LDK-së në çdo lagje dhe te çdo qytetar. Mbështetja e qytetarëve është forca dhe motivimi ynë për të vazhduar përpara me përkushtim e përgjegjësi.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj!
LDK 113 ✔️
Naim Behlulaj #72 ✅


