Lajme

Takim me artistë, Abdixhiku prezanton vizionin për kulturën

06/04/2026 12:53
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me artistë, shkrimtarë dhe përfaqësues të kulturës ku është diskutuar për rolin e artit, librit dhe trashëgimisë në ndërtimin e identitetit shoqëror, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku ka theksuar se në programin e tij kulturës i është dhënë vend i veçantë, përmes zotimeve për ndërtimin e institucioneve të reja si Opera dhe Baleti “Dr. Ibrahim Rugova”, Teatri i ri Kombëtar, Muzeu i Paqes dhe Rezistencës, Muzeu i Artit Bashkëkohor dhe Qendra e Librit.

Sipas tij, arti dhe kultura duhet të jenë pjesë qendrore e zhvillimit të Kosovës dhe jo të mbeten në margjinat e shoqërisë.

Postimi i plotë:

Kafen e mëngjesit e pimë në Soma Book Station me artistë, shkrimtarë, piktorë e njerëz të artit e kulturës.

Folëm për artin, për fjalën, për skenën, për librin, për trashëgiminë dhe për kulturën si themel të identitetit tonë.

Në 113 zotimet tona, kulturës i kemi dhënë vend të veçantë: ndërtimin e Operës dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, Teatrin e ri Kombëtar, Muzeun e Paqes dhe Rezistencës, Muzeun e Artit Bashkëkohor dhe Qendrën e Librit.

Shteti ndertohet me identitet, kujtesë e krijimtari. Me artistët, shkrimtarët, piktorët e njerëzit e kulturës që i japin shpirt shoqërisë sonë. Prandaj, arti e kultura nuk do të jenë në margjina, por pjesë e dinjitetshme e zhvillimit të Kosovës.