Skuadra e Ballkanit ka filluar të mendojë për përforcimin e ekipit për garat evropiane dhe edicionin e ri garues në Superligë.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Ballkani ka shprehur interesim konkret për sulmuesin e Prishtinës së Re, Lorik Dobratiqi.
25 vjeçari ka pasur një sezon shumë të mirë individual tek Prishtina e Re, gjë e cila mori vëmendjen e disa klubeve, por tashmë Ballkani ka interesimin më konkret dhe bisedimet për afrimin e tij janë në fazën finale.
Kujtojmë se FC Ballkani do të bëjë disa ndryshime në ekip, me ç’rast synon përforcimin e skuadrës për të shkuar sa më lart në garat evropiane.
/GazetaBlic Sport/


