Sporti

UEFA përjashton ekipin nga kualifikueset e Conference League, shkak manipulimi i ndeshjeve!

06/04/2026 10:06
nga:L J

UEFA ka vendosur të përjashtojë ekipin azerbajxhanas Turan nga pjesëmarrja në Ligën e Konferencës për shkak të dyshimeve që lidhen me manipulimin e ndeshjeve.

Klubi duhej të merrte pjesë në kualifikueset për turneun e tretë më të fortë evropian të klubeve, pasi përfundoi i treti në kampionatin e Azerbajxhanit sezonin e kaluar.

Turan duhej të fillonte në raundin e parë kualifikues.

Megjithatë, vendimi i selisë evropiane ndalon pjesëmarrjen e Turanit në turne, të paktën në këtë fazë.

Klubi azerbajxhanas ka njoftuar tashmë se nuk do ta pranojë vendimin pa reagim dhe do të paraqesë një apel në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Turan shpreson që sanksioni të hiqet dhe skuadra të kthehet në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

/GazetaBlic Sport