Sporti

Kosova U21 mposhtet nga Turqia U21

06/03/2026 20:55
nga:Mergim Rreci

Kosova U21 është mposhtur nga Turqia U21 në miqësoren e zhvilluar sot, me rezultat 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Malkoçoglu, transmeton GazetaBlic Sport.

“Dardanët e rinj” tentuan në disa raste të gjenin rrugën drejt golit, por nuk arritën të konkretizonin mundësitë e krijuara.

Ndeshja u mbyll me fitoren e Turqisë U21, ndërsa Kosova U21 synon rezultat pozitiv në miqësoren e dytë të muajit qershor.

/GazetaBlic Sport/