Vetëm pak ditë para Botërorit 2026, te kombëtarja e Francës janë shfaqur tensione mes lojtarëve dhe Federatës Franceze të Futbollit (FFF), kryesisht për çështjen e biletave për familjarët dhe bonuset.
Sipas “L’Equipe”, FFF ka propozuar që çdo lojtar të marrë dy bileta falas dhe të blejë edhe gjashtë të tjera, por kjo është konsideruar e pamjaftueshme nga disa lojtarë, duke krijuar pakënaqësi, transmeton GazetaBlic Sport.
Në të njëjtën kohë, po zhvillohen negociata edhe për bonuset e performancës, të cilat janë përshkruar si “pozitive”, me një skemë të mundshme ku pagesat më të mëdha do të lidhen me arritjen e gjysmëfinaleve.
Franca ndodhet në Grupin I me Irakun, Norvegjinë dhe Senegalin, ndërsa ndeshjen e parë e luan më 16 qershor kundër Senegalit në New Jersey.
/GazetaBlic Sport/


