Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Krasniqi, së bashku me kryetarin Halil Thaçi dhe kandidat të tjerë nga partia vizituan fabrikën e moblijeve ‘Cia Bero’, ku thekson se është një shembull i sukseshëm i punës, përkushtimit dhe sipërmarrjes vendore.
Krasniqi thekson se qeveria Kurti mbetet e përkushtuar në përkrahjen e kompanive kosovare që ndikojnë në zhvillimin ekonomik.
Postimi i plotë:
Bashkë me Kryetarin Halil Thaçi, Edona Llalloshin dhe Rozeta Hajdarin vizituam fabrikën e mobiljeve “Ciao Berto”, një shembull i suksesshëm i punës, përkushtimit dhe sipërmarrjes vendore.
Biznese si ky janë dëshmi se me mbështetjen e duhur mund të krijohen vende të reja pune dhe mundësi zhvillimi për qytetarët.
Qeveria Kurti mbetet e përkushtuar në përkrahjen e kompanive kosovare që ndikojnë në zhvillimin ekonomik.
#VETËVENDOSJE116 #AlbinKurti1 #GazmendKrasniqi87


