Lajme

Emërimi i rrugëve në Mitrovicën Veriore, OVL e kundërshton nismën: Kosova ka heronj, atyre u takon nderi

06/03/2026 17:08
nga:L J

Sot, ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka vendosur tabelat e emrave të rinj të disa rrugëve në veri të Kosovës, ku, në një vend shihet se është vendosur edhe emri i ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingji.

Lidhur me këtë, ka reaguar OVL UÇK, të cilët e kanë kundërshtuar ketë veprim të ministrisë, duke thënë se ‘’plagët e luftës mbeten të hapura’’.

‘‘Asnjë qeveri nuk ka të drejtë ta këmbejë atë dhimbje me gjeste të maskuara si pajtim. Pajtimi i ngritur mbi heshtjen ndaj krimeve nuk është aspak pajtim.’’, thuhet mes tjerash në reagim.