Sporti

CIES: Lamine Yamal në majën e futbollit botëror, lojtari më i shtrenjtë në botë

06/03/2026 16:49
nga:Mergim Rreci

Lamine Yamal është aktualisht lojtari më i vlefshëm në futbollin botëror, sipas një vlerësimi të publikuar nga CIES, me një shifër që kalon 343 milionë euro.

Talenti i ri i Barcelonës kryeson renditjen globale të vlerës së tregut, duke lënë pas disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit modern, transmeton GazetaBlic Sport.

Në vendin e dytë renditet Erling Haaland me një vlerë të llogaritur prej 255 milionë eurosh, ndërsa i treti është Kylian Mbappe me 201 milionë euro.

Lista vijon me Jude Bellingham në vendin e katërt me 153 milionë euro dhe Michael Olise në vendin e pestë me 137 milionë euro.

Sipas të dhënave të CIES, këto vlerësime bazohen në një sërë faktorësh si mosha, performanca, kontratat dhe potenciali i lojtarëve në tregun e transferimeve.

Dominimi i Yamal në krye të listës shihet si një tregues i rritjes së shpejtë të tij në elitën e futbollit botëror, duke konfirmuar statusin e tij si një nga talentet më premtues të brezit të ri.

/GazetaBlic Sport/