Legjenda holandeze e futbollit, Ruud Gullit, ka shpërthyer me kritika të forta ndaj paraqitjes së Arsenalit në finalen e Ligës së Kampionëve, duke vënë në pikëpyetje qasjen taktike të skuadrës londineze gjatë ndeshjes.
Në komentet e tij pas finales, Gullit deklaroi se Arsenali nuk e meritonte triumfin, duke theksuar se ekipi u përqendrua te mbrojtja dhe humbja e kohës në vend që të kërkonte golin e dytë, transmeton GazetaBlic Sport.
“Arsenali nuk e meritonte të fitonte. Mund të përpiqesh ta mbyllësh ndeshjen duke u mbrojtur, por të paktën duhet të ruash një qëllim për të sulmuar herë pas here”, u shpreh ai.
Ish-fituesi i Topit të Artë u habit veçanërisht nga strategjia e “Topçinjve”, duke pretenduar se lojtarët filluan të humbnin kohë që në pjesën e parë të takimit.
“Ky ekip nisi të humbiste kohë që në pjesën e parë! Pse të mos përpiqesh të shënosh golin e dytë?”, shtoi Gullit.
Ai kritikoi edhe statistikat e Arsenalit gjatë finales, duke veçuar posedimin e ulët të topit dhe rolin mbrojtës të disa lojtarëve kyç.
“24 për qind posedim i topit, o Zot! Unë kam parë vetëm Bukayo Sakën duke luajtur si mbrojtës i djathtë”, tha ai me ironi.
/GazetaBlic Sport/


