Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë një tubimi mbrëmë tha se “kudo që ka sukses, ka një ose më shumë gjakovarë në udhëheqje”.
Përmes profilit të tij zyrtar në Facebook, Latifi tha se pajtohet plotësisht me këtë deklaratë, duke theksuar se kjo është edhe një arsye më shumë që qytetarët ta mbështesin kandidatin për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini.
“Pajtohem plotësisht me këtë deklaratë dhe i bashkangjitem thirrjes së tij që të votohet Ardian Gjini, gjakovari që do ta transformojë Kosovën, ashtu siç e ka transformuar Gjakovën”, ka deklaruar Latifi.
Sipas tij, rezultatet e qeverisjes së Gjinit në Gjakovë janë dëshmi e një modeli të suksesshëm të udhëheqjes, i cili mund të shtrihet në nivel vendi.


