Lajme

‘Mesazhi kryesor, formimi i shpejtë i institucioneve’- Analistës për vizitën e Antonio Costa-s në Kosovë!

06/03/2026 12:01
nga:Y I

Presidenti i KE-së, Antonio Costa, sot po qëndron për vizitë në Kosovë.

Costa aktualisht po mban takim me U.D së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Më vonë Costa do të zhvilloj takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, gjithashtu do t’i takojë edhe kryetarët e partive tjera.

Në lidhje me vizitën e Costa-s në këto momente në Kosovë dhe mesazhet që pritet të përcjellë, kanë folur për “Gazeta Blic” njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Analistja politike, Aferdita Maliqi, tha se vizita e Costa-s pak para zgjedhjeve tregon interesin e BE-së dhe se beson që mesazhet që do të përcjellë janë që Kosova të krijoj institucionet sa më shpejt.

Maliqi tha se bisedimet me Serbinë kohët e fundit s’kanë patur ndonjë zhvillim dhe se BE-ja nuk dëshiron që të humbë kohë.

“Vizita e Costas pak para zgjedhjeve tregon interesin e BE-së dhe besoj mesazhet do të jenë që Kosova të krijoj intitucionet e veta sa më parë, në kuptimin që të kryej obligimet që ka marrë ndaj BE. Ne e dijmë se bisedimet me Serbinë me ndërmjetesim të BE ka kohë që nuk kanë pasur ndonjë zhvillim, për shkak që Kosova s’ka pasur institucione stabile dhe BE nuk deshiron që të humb më kohë” deklaroi Maliqi për “Gazeta Blic”.

Ndërsa ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, tha se vizita e Costa-s pritet të jetë më shumë protokollare dhe sipas tij s’pritet të prodhoj ndonjë rezultat konkret.

Por sipas Dedajt, Kurti mund të ketë kritika nga Presidenti i KE-së për sipas tij dëmtimin e procesit elektoral.

“Vizita e presidentit të KiE-së, Antonio Kosta është një vizitë rajonale dhe protokollare e cilasi e tillë e ka rëndësinë e vetë, por nuk pritet të prodhoj asnjë rezultat konkret.Kosova ka dështuar të antarësohet në KiE, me fajin e regjimit në ikje, i cili regjim i ka sjell dëme të pariparueshme perspektives Europiane dhe procesit të integrimit Euroatlantik” tha Dedaj.

“Albin Kurti e ka dështuar diploacinë e Kosovës dhe për gjithë mandatin e regjimit të tij populist dhe anarkisht i ka pasur të mbyllura portat e diplomacisë amerikane dhe europiane dhe si pasojë e këtij izolimi Kosova ishte edhe nën sanksione nderkombëtare. Mendoj se presidenti i KiE, Antonio Kosta do i’a tërheq vërejtjen për blerjen e votave, dëmtimin dhe kriminalizimin e procesit elektoral dhe pas 7 qershorit ta bind të njohë rezultatin zgjedhor dhe pa prolongim të ndërtohen dhe themelohen institucionet shtetërore.Kosova ka mbetur peng i një diktatori dhe një levizje ekstremiste e cila nuk e respekton unitetin, bashkëqeverisjen, koalocionet dhe gjithëpërfshirjen.Presidenti Antonio Kosta do ia bëjë me dije se Kosova nuk është pronë private e Albin Kurtit” deklaroi dedaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Presidenti i KE-së, Antonio Costa, arrin në Kosovë, takohet me Albulena Haxhiun!