Manchester United ka arritur marrëveshje me Atalantan për transferimin e mesfushorit Ederson, në një operacion që konsiderohet tashmë i përfunduar mes klubeve.
Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, marrëveshja përfshin një pagesë fikse prej 40.5 milionë eurosh, plus 4.5 milionë euro bonuse të mundshme, duke e çuar totalin potencial të transferimit në 45 milionë euro.
Palët kanë arritur dakordësinë për të gjitha kushtet e marrëveshjes, ndërsa pritet vetëm finalizimi i dokumentacionit dhe hapat formalë para zyrtarizimit të transferimit.
Ederson ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantës në mesfushë, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, por Manchester United ka vepruar me shpejtësi për të siguruar shërbimet e tij.
/GazetaBlic Sport/


