Denzel Dumfries është lojtari më i ri i Real Madrid.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, marrëveshja për transferimin e mbrojtësit të djathtë holandez nga Interi është arritur plotësisht dhe konsiderohet e mbyllur, transmeton GazetaBlic Sport.
Klubi madrilen ka vendosur të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 20 milionë eurosh, duke siguruar shërbimet e Dumfries për sezonet e ardhshme.
Futbollisti ka pranuar projektin e Real Madridit dhe ka dhënë “dritën jeshile” për transferimin, i cili tashmë është çështje e përfunduar.
Të gjitha palët kanë arritur dakordësinë gjatë mbrëmjes, ndërsa pritet vetëm finalizimi i dokumentacionit dhe hapat formalë për zyrtarizimin e marrëveshjes.
Sipas Romano-s, kjo është një marrëveshje e kryer dhe lojtari mund të konsiderohet pjesë e Real Madridit.
/GazetaBlic Sport/


