Portieri kamerunas Andre Onana do të rikthehet te Manchester United pas përfundimit të huazimit të tij te Trabzonspor, i cili skadoi zyrtarisht të martën.
Klubi turk dëshiron ta mbajë portierin edhe për një sezon tjetër, por situata e tij mbetet e hapur. Onana ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2028, megjithatë raportimet sugjerojnë se ai nuk bën pjesë në planet afatgjata të trajnerit Michael Carrick, transmeton GazetaBlic Sport.
Interes për gardianin kamerunas ka shfaqur edhe Besiktas, por paga e tij e lartë prej rreth 120 mijë paundësh në javë konsiderohet një pengesë për realizimin e marrëveshjes.
Ndërkohë, Senne Lammens është shndërruar në zgjedhjen e parë në portën e Manchester United pas një sezoni bindës debutues në Angli. Klubi anglez pritet gjithashtu të afrojë një portier të ri gjatë merkatos së verës, ndërsa e ardhmja e Altay Bayındır duket larg “Djajve të Kuq”.
/GazetaBlic Sport/


