Kandidati për presidencën e Real Madridit, Enrique Riquelme, ka shkaktuar reagime të shumta me një deklaratë të ashpër ndaj rivalëve historikë të Barcelonës.
Në një prononcim të raportuar në media, Riquelme është shprehur se nuk beson në idenë e bashkëpunimit mes dy klubeve të mëdha të Spanjës, duke shkuar deri në deklarata ekstreme për klubin katalanas.
“Do doja që Barcelona të bie nga liga. Do doja që të zhdukej. Nëse La Liga bëhet e mërzitshme? Nuk më intereson,” thuhet të ketë deklaruar ai.
Tifozët e Barcelonës nuk e kanë pritur mirë këtë deklaratë, të cilët ia kujtuan se janë kampionë të Spanjës.
/GazetaBlic Sport/


