Legjenda e Liverpoolit dhe Anglisë, John Barnes, ka zbuluar se ka luftuar me kancerin e prostatës, një betejë që, sipas tij, nuk ishte e njohur për publikun.
Në një intervistë për Times Radio, ai u bëri thirrje burrave të mos neglizhojnë shëndetin dhe të kërkojnë ndihmë pa hezitim, transmeton GazetaBlic Sport.
“Jam mirë dhe analizat e mia janë në rregull. Shumë burra shmangin trajtimin sepse mendojnë se kjo i bën më pak burra, por nuk është aspak kështu”, tha Barnes.
Ai theksoi se ndërgjegjësimi dhe kontrollet e hershme janë thelbësore për përballimin e sëmundjes. Zbulimi i tij vjen pasi edhe dy emra të mëdhenj të Liverpoolit, Sir Kenny Dalglish dhe Kevin Keegan, kanë folur publikisht për problemet e tyre shëndetësore.
/GazetaBlic Sport/


