Kombëtarja e Argjentinës ka marrë një lajm shumë pozitiv vetëm pak ditë para fillimit të aventurës në Kupën e Botës.
Mbrojtësi Cristian Romero dhe sulmuesi Julián Alvarez kanë marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor dhe janë bashkuar me skuadrën në 100% të formës fizike, transmeton GazetaBlic Sport.
Rikthimi i dy lojtarëve konsiderohet jetik për planet e trajnerit Lionel Scaloni, i cili synon të udhëheqë Argjentinën drejt mbrojtjes së titullit botëror të fituar në vitin 2022.
Romero kishte shqetësuar tifozët pas një dëmtimi në gju gjatë fundit të sezonit me klubin e tij, por procesi i rikuperimit ka rezultuar i suksesshëm dhe ai është gati për ndeshjet e turneut.
Nga ana tjetër, Alvarez mbetet një nga armët kryesore sulmuese të kampionëve në fuqi. Sulmuesi 26-vjeçar pritet të formojë një repart ofensiv të frikshëm së bashku me Lionel Messi dhe Lautaro Martinez.
/GazetaBlic Sport/


