Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA dhe Kanada, Regina Group Construction po vazhdon të zgjerojë bashkëpunimet me diasporën shqiptare, me fokus të veçantë në investimet në sektorin e turizmit dhe pasurive të paluajtshme në bregdetin shqiptar.
Në kuadër të këtij angazhimi, përfaqësuesi ligjor i Regina Group Construction, Azem Bujupi, zhvilloi një takim të rëndësishëm në New York me Ismer Mjekun, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare në SHBA dhe pronar i Yellow Pages USA, një platformë e rëndësishme për bizneset shqiptaro-amerikane.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Regina Group Construction dhe komunitetit të biznesit shqiptaro-amerikan, me qëllim krijimin e urave të reja për investime nga bashkatdhetarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Në fokus të diskutimit palet biseduan se si eshte mundësia që shqiptarët e diasporës të kenë qasjemë të drejtpërdrejtë në projektet rezidenciale dhe turistike të Regina Group Construction në Shqipëri, me saktësishte në Vlorë, Radhime, Palase, Orikum.
Po ashtu, u diskutua mundësia e finalizimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi për përfaqësim zyrtar të Regina Group Construction në SHBA dhe Kanada. Ky hap do të krijonte mundësi që kompania të jetë e pranishme më afër diasporës shqiptare, përmes një zyre përfaqësuese dhe një komunikimi më të drejtpërdrejtë me investitorët e interesuar.
Ky takim konsiderohet një hap i rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve ndërmjet Regina Group Construction dhe diasporës shqiptare në Amerikë e Kanada, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim, investime dhe promovim të projekteve shqiptare në tregun ndërkombëtar.
Regina Group Construction, me projekte të shumta rezidenciale dhe turistike në Vlorë dhe në zonat bregdetare të Shqipërisë, vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi me shqiptarët kudo në botë, duke e parë diasporën si një partner të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.


