Sporti

Goditje e rëndë për Kanadanë para Kupës së Botës 2026, ylli i kombëtares këput ligamentet

06/02/2026 09:24
nga:L J

Mesfushori 22-vjeçar Marcelo Flores ka këputur ligamentin ACL në gjurin e djathtë gjatë finales së CONCACAF Champions Cup me Tigres dhe do të mungojë në Botëror.

Lojtari u dëmtua në minutën e 77-të pas një aksioni pa kontakt me kundërshtarin dhe u largua nga fusha me lot në sy.

Trajneri i Kanadasë, Jesse Marsch, e cilësoi lajmin si një goditje të madhe për ekipin, pasi Flores ishte pjesë e listës përfundimtare për Kupën e Botës që nis këtë muaj.

/GazetaBlic Sport