Lajme

Dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, zëdhënësi Hoxha jep detaje

06/01/2026 20:05
nga:L J

Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar dy aksidente trafiku të ndodhura në orët e pasdites në rrugën Prishtinë–Pejë.

Hoxha tha se në aksidentin e parë janë përfshirë tri automjete, ku si pasojë, përveç dëmeve materiale janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Një aksident tjetër është shkaktuar në fshatin Sllatinë. Si pasojë e aksidenteve janë shkaktuar kolona të automjeteve deri në largimin e mjeteve nga vendi i ngjarjes”, tha ai.

Hoxha tha se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore për sqarimin e rrethanave të rasteve, sipas procedurave ligjore.