Lajme

20-shi i LDK-së takohet me gra përfaqësuese të shoqërisë civile në Istog, Manaj: Diskutuam hapur për sfidat dhe për bashkëpunimin

06/01/2026 16:01
nga:G B

Shkëmb Manaj, kandidat i LDK-së për deputet, me numër 20, ka takuar sot gra përfaqësuese të shoqërisë civile në Istog që po bëjnë punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e grave dhe fuqizimin e tyre në të gjitha sferat e jetës, raporton Gazeta Blic.

“Diskutuam hapur për sfidat dhe për bashkëpunimin që do ta ndërtojmë edhe me nivelin qendror dhe me mekanizmat që mbështesin projektet e tyre. Këtë takim e përshendeti përmes video konferencës edhe Presidentja Vjosa Osmani, duke treguar keshtu përkushtimin tonë të mbështetjes që do t’ju japim në realizimin e misionit të tyre fisnik”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Takim me gra përfaqësuese të shoqërisë civile në Istog që po bëjnë punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e grave dhe fuqizimin e tyre në të gjitha sferat e jetës!

Diskutuam hapur për sfidat dhe për bashkëpunimin që do ta ndërtojmë edhe me nivelin qendror dhe me mekanizmat që mbështesin projektet e tyre.

Këtë takim e përshendeti përmes video konferencës edhe Presidentja Vjosa Osmani, duke treguar keshtu përkushtimin tonë të mbështetjes që do t’ju japim në realizimin e misionit të tyre fisnik!

Falemnderit nga zemra për mikëpritjen!