Përzgjedhësi i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, ka dhënë një lajm pozitiv për tifozët spanjollë, duke konfirmuar se Lamine Yamal do të jetë në formë dhe i gatshëm për ndeshjen e parë të Spanjës në Kupën e Botës.
Sipas De la Fuente, talenti i ri spanjoll do të rikuperohet në kohë dhe pritet të jetë në dispozicion për sfidën hapëse ndaj Cape Verde.
Kjo është një shtysë e madhe për “La Roja”, pasi Yamal konsiderohet një nga lojtarët kyç të ekipit në turneun botëror.
Prania e tij në ndeshjen e parë rrit ndjeshëm opsionet sulmuese të Spanjës dhe forcon ambiciet e skuadrës për një paraqitje të suksesshme në Kupën e Botës.
/GazetaBlic Sport


