Lajme

Hajnat bëjnë kërdi në një objekt në Istog, vjedhin pjesë të trafos së rrymës, bakri e akumulatorë

06/01/2026 09:13
nga:Genita C

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Istog gjatë ditës së diel.

Siç njofton policia, disa persona kanë vjedhur nga objekti i viktimës pjesë të brendshme të trafos së rrymës, pjesë të bakrit dhe dy akumulatorë nga kamioni.

Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit ende nuk janë kapur, ndërsa rasti po hetohet ende.