Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj (numri 20), ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar gjatë takimeve të zhvilluara në Zallq, Zabllaq, Drejë, Kosh dhe Llugë-Llukafc të Begut, raporton GazetaBlic.
Në një postim të bërë mbrëmë, ai tha se mbështetja e njerëzve u jep forcë në rrugëtimin politik dhe e cilësoi atë si pjesë të “bashkimit të madh për të ardhmen e Republikës së Kosovës”.
Postimi i plotë:
Nga Zallqi, Zabllaqi, Dreja dhe Koshi e deri në Lluga-Llukafc të Begut, sonte gjetëm atë që na jep forcë në çdo rrugëtim, njerëzit tanë.
Falemnderit nga zemra për mbështetjen që po i jepni bashkimit të madh për të ardhmën e Republikës tonë✌️!
LDK 113
Vjosa Osmani 1 ✅
Lumir Abdixhiku 2✅
Shkëmb Manaj 20✅
Naim Behlulaj 72✅


