Fadil Geci, kandidat i LDK-së për deputet, ka thënë se Lipjani vazhdon të jetë bastion i LDK-së, raporton Gazeta Blic.
“Nga i ndjeri Fadil Krasniqi, që pas luftës hodhi themelet e besimit rugovian në këtë komunë, e deri te Imri Ahmeti sot, Lipjani ka dëshmuar vazhdimisht se mbetet një nga bastionet më të forta të LDK-së”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
LDK 113
Fadil Geci 42
Oooo LIPJAN o bastioni i LDK-së ndër vite.
Nga i ndjeri Fadil Krasniqi, që pas luftës hodhi themelet e besimit rugovian në këtë komunë, e deri te Imri Ahmeti sot, Lipjani ka dëshmuar vazhdimisht se mbetet një nga bastionet më të forta të LDK-së.
Për gati dy dekada, qytetarët e Lipjanit kanë qëndruar pranë vlerave të LDK-së, duke e ruajtur besimin, qëndrueshmërinë dhe frymën rugoviane.
Lipjani vazhdon të flasë qartë: besimi në LDK mbetet i fortë dhe i palëkundur.
#Bashkohu 113


