Sporti

Malisheva nënkampion i Superligës së Kosovës, e Llapi në barazh!

05/31/2026 18:11
nga:L J

Në xhiron e fundit në elitën e futbollit kosovar ka pasur ndryshime në renditjen tabelare.

Skuadra e Malishevës që drejtohet nga Bylbyl Sokoli është zyrtarisht nënkampion i Kosovës, pasi fitoi 3-2 ndaj Dritës, e Ballkani u mposht 1-0 nga Dukagjini, shkruan GazetaBlic Sport.

Drita është kampion me 66 pikë, teksa, Malisheva zë vendin e dytë në renditjen finale me 59 pikë, pra një më shumë se Ballkani i vendit të tretë.

Në vendin e katërt pozicionohet Dukagjini me 51 pikë, po aq sa Gjilani i vendit të pestë.

Në vendin e gjashtë ndodhet Drenica me 50 pikë, teksa në vendin e 7’të Prishtina me 49 pikë.

Në barazh shkoi Llapi, shkak i ndeshjeve direkte me Prishtinën, teksa Ferizaj e Prishtina e Re bien nga elita.

Në Europë do të luajnë Drita, Ballkani, Malisheva dhe Dukagjini.

Barazhi mes Dinamos së Ferizajt e Llapit luhet vikendin e ardhshëm, ku zyrtarisht mësohet se kush do garojë në Superligë në sezonin 2026/27.

Kujtojmë se Feronikeli 74′ dhe Vushtrria janë inkuadruar në Superligë.

/GazetaBlic Sport