Lajme

Rrahman Rama takohet me aktivistë në Stanoc: U besatuam që së bashku t’i themi STOP keqqeverisjes!

05/31/2026 15:56
nga:G B

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama, ka nisur ditën me aktivistë dhe mbështetës të ditëve të para të PDK-së nga fshati Stanoc, raporton Gazeta Blic.

“U besatuam që së bashku t’i themi STOP keqqeverisjes”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot e nisa ditën me aktivistë dhe mbështetës të ditëve të para të PDK-së nga fshati Stanoc.

Këta njerëz që dhanë shumë nga vetja për PDK-në, meritojnë respekt të vazhdueshëm, sepse kontributi i tyre u dha në një kohë shumë të nevojshme për vendin.

U besatuam që së bashku t’i themi STOP keqqeverisjes!

#Rr7

#PDK125