Chelsea e ka talluar rivalin e tyre të qytetit, Arsenalin, pas finales së Ligës së Kampionëve, të cilën “Topçinjtë” e humbën 3:4 në penallti kundër Paris Saint-Germain.
“Ejani dhe vizitoni Shtëpinë e Trofeve në Londër”, shkroi klubi nga Stamford Bridge, duke shfrytëzuar momentin për të promovuar biletat për një turne në stadium.
Chelsea, fitues dy herë i Ligës së Kampionëve, ka publikuar foto me trofetë nga turneu më prestigjioz evropian i klubeve dhe Kupa e Botës për Klube, e fituar verën e kaluar.
Përveç kësaj, “Blutë” postuan disa foto me mbishkrime rreth stadiumit të tyre që shkruanin “Krenaria e Londrës”.
/GazetaBlic Sport



