Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur pas finales së Ligës së Kampionëve për TNT Sports, duke pranuar zhgënjimin e madh pas humbjes me penallti.
Arteta tha se është e vështirë të pranosh një humbje kur skuadra ka qenë kaq e qëndrueshme gjatë gjithë turneut.
“Po, është shumë e vështirë ta pranosh kur je kaq konsistent gjatë gjithë kompeticionit deri në finale dhe në fund e humb trofeun me penallti. Është një moment shumë i vështirë, por jam krenar me lojtarët e mi.”
/GazetaBlic Sport/


