Mesfushori i Arsenal, Declan Rice, ka dalë në mbrojtje të shokëve të skuadrës pas humbjes në finale, duke theksuar unitetin brenda ekipit.
Rice komentoi penalltitë e humbura nga Gabriel dhe Eze, duke kërkuar që përgjegjësia të mos bjerë mbi ta.
“Gabriel dhe Eze humbën penalltitë? Ne i duam dhe jemi pranë tyre. Kjo ndodh në futboll.”
Ai shtoi gjithashtu se kontributi i tyre gjatë sezonit ka qenë vendimtar për suksesin e Arsenalit.
“Ata nuk do të jenë lojtarët e fundit që humbin penallti në finale dhe, pa ata të dy, ne nuk do ta kishim fituar Premier League.”
/GazetaBlic Sport/


