Sporti

Desire Doue pas triumfit ndaj Arsenalit: E merituam, por duam edhe më shumë

05/30/2026 21:44
nga:Mergim Rreci

Një nga protagonistët e triumfit të Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve, Desire Doue, ka shprehur lumturinë e tij pas fitores ndaj Arsenal.

Në një prononcim për TNT Sports pas ndeshjes, talenti francez tha se skuadra e meritonte suksesin pas një përballjeje të vështirë.

“Jemi shumë krenarë, shumë të lumtur dhe mirënjohës. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të mirë. Duhet ta shijojmë këtë si ekip, si familje, sepse e meritojmë. Shikoni tifozët! Falënderoj Zotin!”, deklaroi Doue, transmeotn GazetaBlic Sport.

Megjithëse PSG sapo ka fituar trofeun më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Doue theksoi se skuadra nuk dëshiron të ndalet këtu.

“Nuk e di çfarë do të thotë kjo për PSG-në, ju duhet ta thoni. Ne duhet të qëndrojmë modestë dhe do të vazhdojmë të punojmë. Duam më shumë. Jemi një skuadër e re dhe e uritur për sukses. Do të rikthehemi përsëri”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/