Sporti

Tifozët e Arsenalit me pasion të jashtëzakonshëm, nuk ka vende të lira në sektorin e tyre

05/30/2026 17:43
nga:Mergim Rreci

Edhe pse kanë mbetur ende rreth 20 minuta deri në fillimin e finales së UEFA Champions League, tribuna e tifozëve të Arsenal në Puskss Aréna është tashmë e mbushur plot.

Pamjet nga stadiumi tregojnë një atmosferë të jashtëzakonshme, me sektorin e tifozëve londinezë të tejmbushur dhe në pritje të fillimit të ndeshjes më të madhe të sezonit, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo është finalja e parë e Arsenalit në Champions League që nga viti 2006, një mungesë e gjatë prej gati dy dekadash, e cila sot e bën këtë moment edhe më emocional për tifozët që kanë udhëtuar në numër të madh drejt Budapestit.