Sporti

Thiago Silva me mesazh motivues për PSG-në: Fat të mbarë në finale!

05/30/2026 17:18
nga:Mergim Rreci

Ish-mbrojtësi dhe ish-kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva, ka dërguar një mesazh mbështetjeje për skuadrën franceze para finales së madhe të UEFA Champions League kundër Arsenal.

Braziliani, i cili kaloi tetë vite te PSG dhe u shndërrua në një nga lojtarët më të dashur nga tifozët, publikoi një mesazh të shkurtër në prag të ndeshjes: “PSG, fat të mbarë.”

Edhe pse u largua nga klubi vite më parë, Silva vazhdon të mbajë një lidhje të fortë emocionale me PSG-në, klub ku shkroi një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij.

/GazetaBlic Sport/