Sporti

Gerrard: PSG do të fitojë sot ndaj Arsenalit, është skuadra më e mirë në Evropë

05/30/2026 16:19
nga:Mergim Rreci

Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe një nga figurat më të njohura të futbollit anglez, Steven Gerrard, ka shprehur bindjen se Paris Saint-Germain do të triumfojë në finalen e sotme të UEFA Champions League.

Para përballjes së shumëpritur mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal, Gerrard vlerësoi lart ekipin francez, duke e cilësuar si skuadrën më të fortë në kontinent, transmeton GazetaBlic Sport.

“Parashikoj që PSG të fitojë sot. Për mua janë skuadra më e mirë në Evropë. E kam parashikuar që do ta fitojnë trofeun që shumë herët”, deklaroi ai.

PSG vjen në finale me synimin për të mbrojtur titullin evropian, ndërsa Arsenali kërkon të shkruajë histori duke fituar për herë të parë trofeun më prestigjioz për klube në Evropë.

/GazetaBlic Sport/