Sporti

Arne Slott falënderon drejtuesit dhe tifozët e Liverpool pas shkarkimit

05/30/2026 15:19
nga:Mergim Rreci

Arne Slott iu drejtua tifozëve të Liverpoolit pasi u shkarkua nga klubi ku ka punuar që nga vera e vitit 2024.

Edhe pse disa prisnin që holandezi të mbetej në krye të Merseysiders, ai u lirua dhe favoriti për vendin e tij në Anfield është Andoni Iraola, transmeton GazetaBlic Sport.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili më parë e dha lajmin për shkarkimin e Slot, publikoi gjithashtu fjalët e para të holandezit pas shkarkimit të tij.

“Udhëtimi me Liverpoolin ishte i pabesueshëm. Jam shumë mirënjohës që arritëm të fitonim titullin sezonin e kaluar”, tha Arne Slott.

Holandezi ishte në krye të Liverpoolit në 113 ndeshje, në të cilat skuadra regjistroi 66 fitore, 19 barazime dhe 28 humbje, me Slotin që e udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit të 20-të kampion anglez.

/GazetaBlic Sport/