Futbolli anglez është shumë pranë një sezoni historik në arenën evropiane.
Nëse Arsenal arrin të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve, atëherë të tre garat kryesore evropiane për klube do të përfundojnë në duart e skuadrave nga Anglia, transmeton GazetaBlic Sport.
Aston Villa tashmë ka siguruar triumfin në Ligën e Evropës, ndërsa Crystal Palace ka fituar Ligën e Konferencës. Tani të gjithë sytë janë te Arsenal, që ka mundësinë të kompletojë dominimin anglez në kontinent.
Një sukses i tillë do të konfirmonte forcën e jashtëzakonshme të klubeve angleze në futbollin evropian dhe do ta bënte këtë sezon një nga më të suksesshmit në historinë e futbollit të Anglisë.
/GazetaBlic Sport/


