Sporti

PSG ka epitetin e skuadrës favorite në finalen e Ligës së Kampionëve

05/30/2026 14:16
nga:Mergim Rreci

Superkompjuteri i njohur i statistikave, Opta, e sheh Paris Saint-Germain si favorit për të mbrojtur titullin, por diferenca mes dy skuadrave është minimale.

Sipas parashikimeve, PSG ka 56% shanse për të ngritur sërish trofeun, ndërsa Arsenal vlerësohet me 44% mundësi për të realizuar një “dopietë” historike dhe për të fituar trofeun në mënyrë të bujshme, transmeton GazetaBlic Sport.

Në analizën e bazuar në 10,000 simulime të ndeshjes, PSG ka dalë fituese brenda 90 minutave në 43.5% të rasteve. Nga ana tjetër, Arsenal ka triumfuar në 29.7% të simulimeve gjatë kohës së rregullt.

Ndërkohë, 26.8% e skenarëve kanë përfunduar me barazim pas 90 minutash, duke çuar ndeshjen në kohë shtesë dhe potencialisht në penallti, një tregues i qartë se përballja pritet të jetë shumë e ekuilibruar dhe dramatike deri në fund.

/GazetaBlic Sport/