Lajme

Tubimi i VV-së në Klinë, Kurti tregon premtimet për këtë komunë

05/30/2026 13:21
nga:Sh R

Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar për tubimin që kanë mbajtur në qytetin e Klinës.

LVV ka premtuar se do të jetë prioritet zgjerimi i rrjetit të kanalizimit nëpër fshatra dhe ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

Postimi i plotë:

Klina e kuqe dhe Krejt për Shtet! #V116

Investimet për Klinën vazhdojnë edhe mandatin e ardhshëm. Prioritet do të jenë zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në fshatra, ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, ndërtimi i objektit për banim të përballueshëm, katër çerdhe të reja, një në lagjen Arbëria e tri në bashkësitë më të mëdha lokale e ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës.

Për krejt Kosovën, do të ndërmarrim nisma ligjore për përcaktimin e pagës së 13-të në sektorin publik dhe privat me synim planifikimin gradual edhe të pagës së 14-të. Shtet për krejt, krejt për shtet, qitja pikën! 116