Sporti

Slot largohet nga Liverpool, Iraola do të jetë trajner i ri tek ‘The Reds’

05/30/2026 13:19
nga:Mergim Rreci

Një zhvillim i papritur ka ndodhur tek skuadra e  Liverpool.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, pas analizës së fundsezonit është marrë vendimi që Arne Slot të largohet nga posti i trajnerit të “The Reds”.

Tekniku holandez, i cili mori drejtimin e Liverpoolit pas largimit të Jurgen Kloppit, nuk do të vazhdojë më në stolin e klubit anglez, ndërsa drejtuesit kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e pasuesit të tij.

Sipas të njëjtave burime, emri që po kryeson listën e kandidatëve është ai i Andoni Iraola. Trajneri spanjoll vlerësohet shumë nga drejtuesit e Liverpoolit dhe aktualisht konsiderohet favoriti kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/