Lajme

Publikoi pamje me armë, arrestohet dhe lirohet një person në Istog

05/30/2026 08:56
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti raportohet se kishte publikuar në rrjete sociale një video-incizim në të cilin shfaqeshin armë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas identifikimit të rastit, policia në koordinim me prokurorinë ka zhvilluar një aksion kontrolli, duke kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit si dhe në objektet përcjellëse të tij.

“Policia në koordinim me prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin policor.

Pas arrestimit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.